21 mars 2011

Bursaspor anulon miqësoren

Ndeshja miqësore në mes të Bursapsor dhe përfaqësueses se Kosovës e paraparë të mbahet më 27 mars, është anuluar.

Sipas gazetave turke, Bursaspor ka anuluar ndeshjen më arsyen se Kosova nuk është pjesë e FIFA-s.

Kjo ka qenë arsyeja pse Bursaspor nuk ka marrë përkrahjen nga Federata Turke e Futbollit.

“Miqësorja në mes të Bursaspor dhe Kosovës është anuluar shkaku i ndeshjeve të përfaqësueseve.

Ky vendim ka ardhur pasi Kosova nuk është pjesë e FIFA-s.

Vendimi për zhvillimin e kësaj ndeshje nuk e ka marrë pëlqimin as nga Federata e Futbollit të Turqisë,” shkruhej në gazetën turke ‘Olay Gazetesi”.

Megjithatë, FFK nuk ka marrë ende njoftim zyrtar për anulimin e kësaj ndeshje.
/JUVENEWS.TK/