16 mars 2011

Juve në vëzhgim të Stekelenburg

Maarten Stekelenburg (28), i cili është i ndjekur nga Manchester United, pritet të bëhet objektiv parësor nga Juve, kur Gianluigi Buffon do ta lë klubin e Juventusit, raporton TuttoJuve.com.

Portieri, i cili ka zhvilluar ndeshje të shkëlqyer në Botëror, ka vazhduar të bëjë përshtypje tek vëzhguesit edhe me performancën e ofruar në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë edhe dy sfidat e zhvilluara kundër Rossonerëve, ai është i lidhur për momentin me klubin holandez deri në qershor 2012, dhe për të interes të madh kanë shprehur shumë klube prestigjioze dhe mund të përbëhet nga një kosto për mbi 14 milionë euro. /Juventus-Fans/