16 mars 2011

Bendtner drejt Italisë

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner nëse largohet në fund të sezonit nga klubi i tij aktual atëherë ai do të transferohet te ndonjë klub italian.

Para ca ditësh Blackburni është interesuar për të siguruar shërbimet e Bendtner i cili nuk po kalon çaste të mira te Arsenali, por pavarësisht kësaj ai si duket në sezonin e ardhshëm do të jetë duke bartur një fanellë të klubit italian.

Deri tani të interesuar për Bendtner kanë qenë Juventusi dhe Lazio por këtu nuk duhet të harrohet as klubi gjerman Borussia Dortmund.
/JUVENEWS.TK/