16 mars 2011

Menaxheri: "Xhiusepe Rosi tek Juventusi? Kushton shumë"


Madrid (Spanjë)- Për Juventusin kanë ardhur kohë të vështira. Drejtori i përgjithshëm bardhezi, Bepe Marrota, duke shpresuar që ky kampionat të përfundojë sa më shpejt, është duke kërkuar tashmë disa zgjidhje për të përforcuar sulmin në prag të sezonit të ardhshëm.

Rindërtimi i bardhezinjve, ndërkohë është shumë i vështirë dhe ëndrra për të arritur tek sulmuesi italian i Vilarealit, Xhiusepe Rosi, duket se është shuar menjëherë pa u afruar me të vërtetë: "Ka një vlerësim prej 30 milionë eurosh, ka shpjeguar Pastorelo, menaxheri i lojtarit që luan prej tre sezonesh në Spanjë dhe vështirë se mund të largohet drejt një skuadre që nuk mund të luajë në Champions Ligë".

Mesazhi është shumë i qartë. Nga njëra anë është Vilareali, në anën tjetër Juventusi. Duket se është një sfidë e pabarabartë. Në fakt e tillë është. Por në favor të Nëndetëses së verdhë. Skuadra aktuale ku luan Pepe Rosi, në fakt, është në garë të plotë për të arritur një sukses në Europa Ligë dhe ndodhet ndërmjet katër skuadrave të para në Ligën spanjolle dhe kështu që, Champions Liga për sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të arrihet pa ndonjë shqetësim të madh për skuadrën spanjolle.

Shumë të dhëna që të bëjnë të mendosh për një qëndrim të mëtejshëm të sulmuesit në Madrid. Bardhezinjtë, ndërkohë, kanë zhvilluar një sezon shumë pranë etiketimit shkatërrimtar, me një projekt që duhet të 'rishikohet' dhe kanë në dispozicion një buxhet të limituar për të investuar në merkato.

Kështu pra, nuk është realiste ideja për të marrë shërbimet e Xhiusepe Rosit nga Vilareali. Edhe menaxheri i lojtarit, Andrrea Pastorelo, ka shpjeguar vështirësitë e një marrëveshjeje të tillë: "Mendoj që vlerësimi i spanjollëve nuk është lehtësisht i arritshëm nga ndonjë skuadër italiane, është shprehur ai duke folur për mediat spanjolle.

Shifrat që lexohen në gazeta (30 milionë euro) janë shumë të ndryshueshme me kalimin e kohës, duke parë që lojtari vazhdon të shënojë me vazhdimësi në kampionat dhe në Europa Ligë. E vështirë që të lëvizë drejt një skuadre, që nuk mund të luajë në Champions Ligë, duke parë që Vilareali në këtë moment do të ishte i kualifikuar për më tej në Champions Ligë".
/JUVENEWS.TK/