10 mars 2011

Juve:” Napoli kërkon Giovinco”

Juve punon edhe për merkaton në dalje. Një nga lojtarët më të vlerësuar që Marotta mund të vendosë në merkato është padyshim Sebastian Giovinco, fantazist 22 vjecar aktualisht tek Parma. Parma e ka marr në huazim Giovinco-n me të drejtë blerjeje të gjysmës së kartonit të tij.

Lojtari duket se nuk bën më pjesë në planet e Juves dhe mund të përfundojë tëk Napoli i Mazzarri që duket i sigurtë se do të marr pjesë në një kompeticion europian këtë vit dhe ka nevojë për blerje cilësore për t’u përballur sa më mirë me kupën dhe kampionatin. Klubi bardhezi është i gatshëm të shesë Giovinco-n për 12 milion euro edhe pse klubi napoletan duhet të përballojë konkurencën e Fiorentina dhe Parma, e cila do të mundohet të marrë përfundimisht lojtarin. /fcjuventus-news/