10 mars 2011

“Kujdes Juve, edhe Atletico Madrid kërkon Lucas Piazon”

Pavarësisht se Sao Paolo ja ka premtuar Juventusit prej kohësh, fati i talentit brazilian Lucas Piazon, i cilësuar si Kaka për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me ish-milanistin, është akoma i paqartë. Beppe Marotta po e ndjek lojtarin që nga fillimi i sezonit dhe ka arritur të marr premtimin nga klubit brazilian dhe nga vetë Piazon për ardhjen e tij tek Juve. Piazon madje, është familjarizuar me Torinon para pak javësh me vizitën e bërë.

Pavarësisht kësaj, tifozët juventinë nuk mund të qëndrojnë të qetë, sepse marrveshja me ekipin brazilian nuk është zyrtare dhe ekziston rreziku që ekipe të tjera të mëdha europiane të hyjnë ne negociata. Faqja calciomercato.it konfirmon se Atletico Madrid, me anë të segretarit të saj teknik, Jesus Garcia Pitarch, po mendon seriozisht për blerjen e Piazon.Spanjollët i kanë prezantuar një ofertë shumë tunduese lojtarit, duke i ofruar shumë më shumë nga c’fitonte tek Sao Paolo.

Sigurisht që nësë ekipi brazilian vazhdon të konfirmojë shifrat astronomike(80 milion euro), vështirë se mund të arrihet tek Piazon. Por të gjithë janë të bindur se klauzola e kontratës së Piazon është bërë vetëm e vetëm për të përfituar një shifër më të lartë nga shitja e tij. /fcjuventus-news.tk/