02 mars 2011

“Juve, marrveshje mes teknikut dhe lojtarëve - Objektiv, kapërcimi i krizës”

Zonja e Vjetër pret Milanin në Olimpico dhe stërvitet në mënyrë të pandërprerë nën drejtimin e teknikut më të diskutuar të momentit. Po, sepse pas dy humbjeve të fundit, shoqëria juventine ka vendosur gishtin tek Del Neri.

Por lojtarët kanë kuptuar se të kundërvënurit ndaj trajnerit mund të ishte një gabim i madh dhe mund të përkeqësonte situatën Prandaj, pavarësisht se disa ndryshime taktike të trajnerit i kanë lënë të pakënaqur, vendimi përfundimtar ishte ai i një bashkëpunimi mes palëve për të kaluar këtë moment krize.

Gardiani Buffon bëhet zëdhënësi i skuadrës dhe mbron punën e teknikut dhe shoqërisë:
“Të gjithë lojtarët kanë respekt për Del Neri-n, deri tek fitorja ndaj Interit flitej për një sezon të bukur. Mendoj se duhet të qëndrojë. Projekti i tij përconte besim dhe është e drejtë që të qëndrojë deri ne fund të sezonit. Duhet të përballemi me cdo sfidë sikur të ishte një finale.” Këto janë fjalët e portierit bardhezi, i cili konfirmon besimin e përkohshëm të skuadrës. /fcjuventus-newes.tk/