09 mars 2011

Zarate prish marrdhëniet me Lazio - Juve mund të përfitojë


Mauro Zarate dhe Lazio janë gjithnjë e më larg. Pas mosmarrveshjeve të shumta me trajnerin Edy Reja dhe qëndrimin e tepërt në pankinë, lojtari argjentinas ka bërë të njohur pakënaqësinë e tij nëpërmjet vëllait dhe njëkohësisht menaxherit të tij, Sergio Zarate.

Juventus është shumë e interesuar për Zarate dhe këtë gjë e ka treguar edhe në janar ku tentoi ta blinte pas skualifikimit të marr në ndeshjen kundër Bologna. Atëherë ishte presidenti Lotito që mbylli dyert.

Në verë do të jetë një histori tjetër. Lazio zor se do të mund të mbajë një të ndarë në shtëpi, duke parë edhe raportet e tensionuara të Mauro-s dhe Reja. Problemi i vetëm do të jetë grykësia e tepruar e presidentit Lotito, i cili shquhet për kërkesat e tij absurde, të cilat nuk mund të pranohen nga linja ekonomike e presidentit Agnelli.
/JUVENEWS.TK/