03 mars 2011

Juve kërkon Krkic

Juventusi tani ka rritur interesin e tij për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic.

Sport raporton se Krkic do të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit sepse ai ende nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin bazë të Blaugranëve.

Si duket Bojan në fund të sezonit do të përfundojë në Itali saktësisht te Juventusi i cili është i interesuar për të.

Për Krkic përpos Juventusi është interesuar edhe Arsenali, Liverpooli dhe Tottenham Hotspur.
/JUVENEWS.TK/