18 mars 2011

Iakuinta dëmtohet dhe braktis stërvitjen

Përsëri probleme dëmtimesh në shtëpinë e Juves. Iakuinta ka ndërprerë stërvitjen e paradites. Sulmuesi, siç bëhet e ditur nga klubi bardhezi, është ndalur për shkak të një tërheqjeje muskulare në kofshën e majtë.

Përveç ish-sulmuesit të Udinezes, në ndeshjen e kontrollit nuk kanë marrë pjesë Armand Traore dhe Horge Martinez. Të gjithë kanë patur probleme muskulare, por ai më seriozi duket se është i sulmuesit, 2 të tjerët kanë dashur të mos rrezikojnë. Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që 30-vjeçari ndalon për probleme të tilla.

Në fillim të sezonit dhe në fund të fazës së parë, Iakuinta ka ndaluar dy herë për tërheqje muskulare dhe kjo është hera e tretë. Me Kualjarelën që e ka mbyllur sezonin, Del Neri ka të gatshëm në sulm Del Pieron, Matrin dhe Luka Tonin.
/JUVENEWS.TK/