18 mars 2011

Elkan-Anjeli, pakt i hekurt për “Zonjën”

Kushërinjtë i besojnë Marotës çështjen e kontratave dhe gjuetinë ndaj talenteve. Tardeli i mbështet

9 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe 9 ndeshje nga fillimi i një fillimi të ri. Pas gati 2 muajsh do të mbyllet sezoni i Juves dhe do të nisë momenti i duhur për të kthyer faqen përfundimisht. Në 2 vitet e fundit ka ndodhur gjithçka: në fushë, në merkato, në dhomat e zhveshjes dhe në selinë e klubit.

Nga maji 2010, president është Andrea Anjeli, i përzgjedhur nga tifozët dhe i financuar nga Xhon Elkan për një detyrë të rëndësishme, por edhe shumë të komplikuar, për shkak të diferencës teknike dhe ekonomike që e ndan Juven nga Interi dhe Milani.

Andrea Anjeli i jep përgjigje pyetjes së parë të tifozëve: a është klubi ende në qendër të reflektimeve (nëse jo interesave) të familjes? Do të mbetet akoma një prioritet edhe në këtë moment në të cilin kompania Fiat po merr përmasa të reja, duke zbarkuar në SHBA dhe për rrjedhojë po nis një proçes dislokimi në përshtatje me kohën?Shqetësime normale, që hidhen poshtë nga një konstatim i thjeshtë.

PRONARI - Anjeli është një tifoz i madh i Juves, po e përjeton presidencën si një mision (jeton në zyrën e rrugës Galileo Ferraris nga mëngjesi e deri në darkë), nuk ka asnjë synim për t’u tërhequr mbrapa se të ketë arritur objektivin. Dhe objektivi është një dhe i vetëm: të fitojë.

Për t’ia dalë mbanë ka nevojë për lekë dhe vizita e fundit në Vinovo, sëbashku me kushëririn Xhon, ngjan me një mesazh: është folur për probleme mes të dyve dhe për vështirësi të Andreas për të bindur Elkanin që të hapë kasafortën.

Pavarësisht se Juve nuk e ka mundësinë ekonomike si të klubeve të tjera të mëdha (dhe kjo situatë mund të mos ndryshojë deri në aplikimin e fair-plait financiar), ajo do të jetë në gjendje për të investuar një shumë të rëndësishme në merkato: është përjashtuar shumë herë rritja e kapitalit, arsyetohet mbi bazën e sponsorizimeve, nga të ardhurat që do të vijnë nga stadiumi i ri dhe ndoshta edhe nga një sistem i mundshëm i huazimeve, të garantuara nga “Exor”.

Strategjia - Vitin e kaluar, teksa shkohej drejt muajit majit, Anjeli ka patur shumë pak kohë për të ndërhyrë dhe i ka besuar një strukture të kolauduar: Bepe Marota dhe Fabio Paratiçi kanë punuar gjatë për të shkurtuar “malin” e rrogave, për të ulur moshën mesatare, të plotësonin kërkesat e Del Nerit, i cili u zgjodh pikërisht për aftësinë e tij për të vendosur ekuilibrin në fushë.

Del Neri do të jetë i vetmi që do të paguajë për rezultatet, jo në proporcion të drejtë me pritjet. Marota, i cili gjatë kësaj kohë u bë administrator i deleguar dhe ka mbështetur edhe Pavel Nedved në vizitat e punës gjatë javëve në Vinovo, do të ketë mundësinë për të kompletuar punën. Në këtë këndvështrim, Marko Tardeli sugjeron një strategji:

“Gjëja më e thjeshtë do të ishte të hidhje shumë lekë dhe të blije 4 kampionë, por më duket se Juve nuk jeton në kohë luksi. Për pasojë, Marota do të duhet të shesë lojtarët e “vjetër” dhe të synojë tek të rinjtë. Por është e rrezikshme, sepse tifozët pas gjithë këtyre viteve me zhgënjime duan të fitojnë menjëherë.

” Sipas Tardelit, prezenca e Anjelit në shoqëri është një garanci: “Andrea është edhe një tifoz, do të ndikojë shumë. Mbi të gjitha, duhet të kuptojë nëse është i rrethuar nga njerëzit e duhur. Tifozët janë të kënaqur që Anjeli është në krye të klubit, por nuk ka shumë kohë: sezoni i ardhshëm është deçiziv për të kuptuar nëse Juve do të rikthehet ai ekip i madh i dikurshëm.”

Bashkimi - Një nga rrugët për të dalë nga kjo situatë është grumbullimi i të rinjve më interesantë, një specialitet i Fabio Paratiçit, i konsideruar si një nga zbuluesit më të zotë të talentëve. Fjala “të rinj” duhet të ndiqet në letër: mes 16 dhe 18-vjeçarëve (si portieri rumun Branesku, i konsideruar fenomen), sepse mbas kësaj moshe kostoja rritet. Në shoqëri mbizotërojnë besimi, sinqeriteti dhe bashkimi i ideve.

Imazhi që fotografon më mirë situatën, ka qenë të shtunën në Çezenë: Matri shënoi, Andrea Anjeli u ngrit në këmbë duke gëzuar. Pas golit, presidenti u kthye i lumtur dhe i dha dorën Marotës dhe Nedvedit.

Ishte një takim i privuar nga domethëniet, Anjeli do të mundte të qëndronte në Torino për fundjavën, por ndryshe nga sa pritej, ishte në Çezenë për të festuar golin. Në atë gëzim, shfaqej e gjithë dëshira për të rikthyer Juventusin e madh.
/JUVENEWS.TK/