22 mars 2011

Del Piero sulmon Del Nerin: "Unë nuk kisha humbur asnjëherë"

Ka kohë edhe për një polemikë të vogël në shtëpinë e Juventusit. Në fund të fitores së vuajtur me Breshian, që mban firmën e Alesandro Del Pieros, kapiteni bardhezi i ka komentuar në këtë mënyrë fjalët e trajnerit Del Neri, që e kishte përkufizuar si një lojtar të rigjetur:

"Del Neri më ka përkufizuar si një lojtar i rigjetur?

Ndershmërisht nuk mendoj se, kisha humbur ndonjëherë, është përgjigjur numri 10 bardhezi, duke folur për "Gazzetta dello Sport", do të kisha dashur sigurisht të luaja më shumë edhe në të shkuarën, por në një grup pune duhet të pranosh edhe vendimet e atyre njerëzve që janë sipër dhe që vendosin. Dhe unë e kam kryer, duke qëndruar në qetësi.

Jemi profesionistë, kjo sjell disponibilitetin maksimal ndaj skuadrës, impenjimin maksimal, në çdo rrethanë të krijuar në skuadër. Mendja duhet të mbahet e pastër nga çdo lloj gjëje tjetër, mbi të gjitha në një klub të madh siç është Juventusi. Kam gëzuar me shumë mllef pas golit të fitores që kam shënuar të dielën, sepse nuk mund të veproja ndryshe pas gjithë kësaj periudhe pa fitore". Del Piero në javët e shkuara ka kryer disa takime me drejtuesit bardhezi për të negociuar zgjatjen e kontratës së tij dhe për një tjetër sezon:

"Fjalët e mia, ato të presidentit dhe të shoqërisë kanë qenë shumë të qarta, që disa kohë më parë, ka komentuar Pinturikio nuk shikoj zgjidhje të tjera dhe kështu që do të jem shumë i lumtur të luaj përsëri këtu. Firma? Tani ka gjëra shumë më të rëndësishme, për të cilat shoqëria duhet të mendojë. Për shembull, sesi të arrihet të dilet nga ky moment". Fjalë të konfirmuara edhe nga administratori i deleguar bardhezi, Bepe Marrota:

"Shoqëria ka deklaruar që dera për të është gjithmonë e hapur, ai na ka dhënë disponibilitetin e tij në çdo moment dhe kështu që kjo situatë duhet të lihet mënjanë, sepse është vetëm një akt formal".
/JUVENEWS.TK/