05 mars 2011

Derbi i takon Milanit

Lideri i Serie A, Milan, ka shënuar fitore prej 1-0 kundër Juventusit në Olimpico të Torinos, për të dëshmuar edhe një herë se do ta kenë vështirë rivalët për ta larguar nga kreu i tabelës deri në fund të kampionatit.

Të dyja skuadrat zhvilluan lojë të hapur, megjithatë gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola.

Goli i epërsisë për Rossonerët erdhi në minutën e 68-të, kur pas një topi të kthyer nga Zlatan Ibrahimovic, Gennaro Gattuso me një goditje të bukur me të majtën mposhti portierin Buffon.

Rino rezultoi të ishte heroi i mysafirëve, pasi goli i tij ka vlerën e tre pikëve, sepse me rezultat 1-0 për Milanin përfundoi derbi i javës së 28-të në Serie A.

Me këtë fitore, kuqezinjtë vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit me tetë pikë përpara përcjellësit të parë, Inter, që të dielën zhvillon takimin kundër Genoas.

Ndërkaq kjo humbje me gjasë do t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Luigi Del Neri, ndërsa siç duket Juventusi as sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/