05 mars 2011

Gattuso: Gol i rëndësishëm

Lojtari i Milanit, Gennaro Gattuso është shprehur shumë i gëzuar për golin e shënuar në ndeshjen kundër Juventusit gjithashtu ka shtuar se ky gol është shuëm i rëndësishëm për klubin e tij.

“Ishte një gol shumë i rëndësishëm por sezoni ende nuk ka përfunduar sepse ka ende lojë për tu luajtur. Tani ne jemi tetë pikë para Interit por ata nesër mund ta ngushtojnë këtë epërsi në pesë pikë”.

“Tani ne i morrëm tre pikë në këtë derbi, por duhet të fokusohemi edhe në garat tjera”, tha Gattuso pas ndeshjes.
/JUVENEWS.TK/