07 mars 2011

Del Piero: Duhet të dalim nga kjo situatë

Dështimi i Juventusit është dukur qartë në sytë e Alesandro Del Pieros. Në vitet e fundit “Zonja e Vjetër” momente të shëmtuara ka kalaur shumë, por ndoshta ky është më i keqi pas “Calciopoli”-t. Tri humbje të njëpasnjëshme, dy nga të cilat në Torino, kundër Leçes, Bolonjës dhe Milanit.

0 gola të realizuar dhe 5 të pësuar, vendi i parë që është 20 pikë larg dhe vendi i shtatë në renditje që mund të përkeqësohet deri në fund të sezonit. Kështu, Juventusi rrezikon të mos marrë pjesë as në Ligën e Europës. Kapiteni Del Piero, i futur në fushë vetëm në fundin e takimit me Milanin, e ka komentuar kështu humbjen. “Nuk është një moment i bukur, por mund dhe duhet të bëjmë më shumë.

Duhet të gjejmë dëshirën për të dalë nga kjo situatë dhe për të dhënë gjithmonë maksimumin. E rëndësishme është të luajmë me shpirt. Tifozët janë të zhgënjyer? Nuk mund të ishte ndryshe në një situatë të tillë”.
/JUVENEWS.TK/