03 mars 2011

Del Neri mbështetet tek Sorensen

Afron supersfida Juventus-Milan dhe Gigi Del Neri po heq dyshimet e fundit. Do të jetë një formacion shumë i ndryshëm nga ai i fazës së parë në San Siro.

Sic na e kujton edhe “La Gazzetta dello Sport”, do të jenë vetëm 3 lojtarë nga ata që zbritën në fushë atë ditë. Në portë kthehet Buffon pas skualifikimit 1javor. Në mbrojtje rishfaqet Sorensen i cili do të plotësojë repartin mbrojtës së bashku me Barzagli,Bonucci dhe Chiellini.

Në sulm tekniku bardhezi duket i orientuar që të lërë akoma edhe një herë në pankinë Del Piero-n duke ripropozuar dyshen Toni-Matri. Është mesfusha reparti ku Del Neri nuk ka shumë zgjedhje. Ndalesa e Aquilanit, i cili u rikthye të vrapojë dje por nuk do të rrezikohet, së bashku me dëmtimin 3 mujor të Sissoko, do të detyrojë aktivizimin e Melo dhe Marchisio në qendër. Në krahë do të jetë dyshja Krasic-Martinez. /fcjuventus-news.tk/