03 mars 2011

Anjeli: Historia e Juves nuk do të ndryshojë

Gjatë prezantimit të fanellës për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë, presidenti flet edhe për Del Pieron

“Bashkimi i grupit është i paprekur, momenti i vështirësisë nuk ndryshon historinë, që jemi duke shkruar.” Andrea Anjeli, në ditën e prezantimit të fanellës së Juves me rastin e festimeve të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, ka qenë i mbuluar nga një “vello” optimizmi. Momenti nuk është favorizues:

“Me Del Nerin është një fazë, në të cilën jemi duke folur shumë, por gjithçka varet edhe nga rezultatet. Jemi të kënaqur dhe të nderuar, që ka shprehur dëshirën për të qëndruar, ka ende kohë për rinovimin.” Të paktën në rastet zyrtare, Anjeli provon të bëjë transparente sensin e bashkimit, të cilin rezultatet në fakt e paraqesin si përçarje.

“Bashkimi i grupit është i paprekur. E dimë shumë mirë se si të kalojmë një moment të vështirë. Jemi totalisht të ndërgjegjshëm për ndryshimet, që duhet të bëjmë gjatë verës së ardhshme, por historia që po shkruajmë, nuk ndryshon.

Edhe grupi është i ndërgjegjshëm.”

Përkundrazi me Del Nerin, vazhdojnë të flasin dhe të arsyetojnë për të mos ia lënë asgjë rastësisë. “Ekzistojnë momente në të cilat dialogu është pak ose shumë intensiv në krahasim me rezultatet. Ky është një moment, në të cilin dialogu është më intensiv, por grupi mbetet i bashkuar dhe kompakt.” Për Del Pieron Anjeli shton: “Ka shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar.

Jemi absolutisht të nderuar dhe do të vijë shumë shpejt koha për të përfunduar këtë çështje.” Në fund flitet edhe për fanellën me të cilën do të celebrohet festimi. “Jemi krenarë, që marrim pjesë me këtë inisiativë në festimet e 150-vjetorit të Italisë.

Juventus, si ekip, ka mbushur 114 vjet dhe më pëlqen ideja se historia jonë ka qenë bashkëudhëtare e historisë së vendit tonë, përkrah pasionit të miliona njerëzve, që bëjnë tifo për Juven në të gjithë Italinë.”
/JUVENEWS.TK/