03 mars 2011

Juventusi tenton edhe “profetin” Van Gal

Trajneri holandez mund ta lërë Bajernin e Mynihut në rast se nuk fiton Ligën e Kampioneve

Dështimi i sezonit aktual të Juventusit është mbi të gjitha dhe dështim i idesë, e cila duhet të ngrihej nga drejtori i përgjithshëm i klubit Bepe Marota, i bazuar mbi forcën e shpirtit dhe të fanellës. Fansat bardhezi kërkojnë kampionë dhe jo “ushtarë” të superpaguar dhe të përshtatshëm për skemën 4-4-2.

Por, nëse skuadra do të pësojë me shumë siguri një revolucion gjatë verës së ardhshme, të paktën nëse nuk do të preferohet t’i nënshtrohen fatit të përjashtimit, aspak tërheqës në krahasim me të shkuarën, do të jetë përzgjedhja e trajnerit, i cili duhet të ketë fjalën “fitore” pikërisht në ADN-në e tij, me “arrogancën” tekniko-taktike të një ekipi të madh.

Emrat, që shihen si alternativa të mundshme për momentin janë dy, Luçiano Spaleti dhe Fabio Kapelo, ku ky i dyti është shumë i vështirë për t’u marrë, për shkak të vështirësive të mëdha për të prishur kontratën me Federatën Angleze të Futbollit, ndërsa më i lakuari është ai i Antonio Kontes, të cilit ndoshta i mungon akoma eksperienca e duhur, pavarësisht se adhurohet nga tifozeria.

Hapet kështu një tjetër skenar i jashtëzakonshëm, që të çon tek njëri prej trajnerëve më të mëdhenj të botës, Luis van Gal. Trajneri aktual i Bajernit të Mynihut, nënkampion i Europës, nuk e ka të sigurt nëse do të vazhdojë drejtimin e ekipit bavarez, mbi të gjitha nëse nuk do të arrijë të fitojë në Ligën e Kampionëve. Kalimi nga “mustaqet” e Del Nerit tek holandezi, do të ishte një udhëtim i bukur.
/JUVENEWS.TK/