07 mars 2011

Del Neri: "Eci përpara në rrugën time"

Humbja e tretë radhazi, e dyta në shtëpi, -20 pikë nga Milani, dhe dhjetë pikë larg nga vendi i katërt: Juventusi është në tapet, por Luixhi Del Neri nuk dorëzohet ende: "Të largohem? Një mendim që as nuk më ka kaluar një moment në mendje, është shprehur trajneri bardhezi. Ky është futbolli, janë të gjithë të zotët ose asnjëri i zoti. Unë nuk largohem absolutisht. Nëse shoqëria e mendon ndryshe, është një tjetër diskutim, por nuk mendoj se është kështu".

Del Neri, kundër Milanit, ka parë një Juventus gjithsesi më të mirë në krahasim me ndeshjet e fundit që kanë luajtur: "Juventusi ka zhvilluar një ndeshje të ndryshme në krahasim me ato kundër Bolonjës dhe Leçes, nga ana e karakterit dhe atë që djemtë kanë treguar në fushë, kanë dhënë maksimumin dhe se ndonjë moment, duke gabuar, ka analizuar trajneri friulan. Një fitore 1-0 për Milanin mund të qëndrojë". Nuk mund të qëndrojë ndërkohë, diferenca prej 20 pikësh në krahasim me kryesuesit: "Është një diferencë që ekziston nga ana numerike, përsërit trajneri, por në disa momente kemi luftuar si të barabartë, me dëshirë.

Duhet të jemi më kompaktë, por të mos harrojmë potencialin që kanë kuqezinjtë, mjafton të shikosh zëvendësimet që kanë kryer". Ka goditur përsëri, edhe këtë javë, mungesa e reagimit nga Juventusi, pasi ka pësuar golin e disavantazhit: "Kemi një problem emocional, jo se nuk kemi forcë për të përmbysur rezultatin. Duhet të kërkojmë të shkojmë përpara me idetë tona, në respekt të publikut bardhezi. Kemi pësuar një gol banal kundër Milanit dhe kemi pasur vështirësi të reagojmë, por, ndërkohë skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë, duke treguar karakter.

Sigurisht që, shtatë humbjet në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit ndikojnë tek morali". Duhet të nxirret tashmë çdo rezervë për të kaluar këtë moment të vështirë që jemi duke kaluar: "Si fillim duhet të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar si Akuilani, Sisoko dhe Pepe. Dhe më pas, të punojmë për të përmirësuar lojën tonë, për të forcuar më shumë fazën sulmuese, duke parë që mbrojtja kundër Milanit ka luajtur mirë".
/JUVENEWS.TK/