08 mars 2011

“Raiola flet rreth të ardhmes së Nedved si trajneri Juves”

Emri i Pavel Nedved është mes atyre që qarkullojnë për një zëvëndësim të Gigi Del Neri-t në pankinën bardhzi. Ish-menaxheri i fenomenit cek, Mino Raiola frenon këtë mundësi:

“Mendoj se roli i tij në Këshillin Drejtues është që të japi këshilla kur i kërkohen. Të bësh trajnerin është gjë tjetër. Duhet një person me më shumë eksperinecë ose duhet të rikonfirmohet Del Neri. Nuk mendoj se Juventus do t’i bëjë këtë kërkesë.

Raiola flet edhe për vendimin e Nedved për të varur këpucët në gozhdë:” Dikush bëri cmos që ai të linte futbollin”. /fcjuventus-news/