07 mars 2011

Moxhi: "Asnjë duartrokitje në këtë moment"


Torino (Itali)- Bileta me emrin e tij ishte, por Luçiano Moxhi nuk është prezantuar në Olimpiko të Torinos. "Motivi kryesor për të cilin nuk kam shkuar në stadium të shtunën në mbrëmje kishte të bënte me një çështje personale (ishte operuar mamaja e tij)".

Por gjithsesi, "nëse do të kisha shkuar do të isha duartrokitur dhe nuk do të më pëlqente në këtë moment. Do të shkoj kur Juventusi të arrijë të fitojë ndonjë ndeshje". Më pas, ai ka folur për merkaton juventine: "Paratë për të blerë kanë qenë aty, tani duhet të rikthehen paratë, duke shitur disa lojtarë që janë në skuadër". Luçiano Moxhi, duke folur nga telefoni për emisionin sportiv 'Diretta Stadio' në një televizion italian ka dashur të falenderojë tifozët, "sepse tregojnë që kam lënë një kujtim të bukur, por nuk më pëlqente ideja për të shkuar dhe për të marrë duartrokitje në një moment delikat si ky që po kalojmë".

Më pas, ka spostuar argumentin tek momenti keq juventin dhe mbi fajtorët e mundshëm. "Çfarë do të bëja me Del Nerin? Ka shumë pak për të bërë, një skuadër që nuk gjuan asnjë herë në portë në një ndeshje, nuk ka cilësi tek lojtarët. Është një situatë e vështirë, nuk mund të mos arrish të kryesh një gjuajtje në portë, do të thotë të mos kesh dijeni për aksionet e skuadrës". Është merkatoja dhe njerëzit që kanë ardhur nga merkatoja një prej problemeve sipas Luçianos,"

Fushata e blerjeve e gabuar?

Problemi është që kur blen lojtarë që nuk ecin mirë duhet të dish t'i rishesësh, edhe mua më ka ndodhur. Paratë për t'i blerë kanë qenë, tashmë duhet të nxirren para, duke i rishitur". Në fund, nga ish drejtori i përgjithshëm bardhezi janë shprehur fjalë vlerësuese për presidentin bardhezi: "Telefonatat e mia me Anjelin? Më vjen shumë keq, që Andrea është në vështirësi, sepse është një djalë shumë i zoti, duke ardhur rrugës i është dashur të pranojë atë që ishte ndërtuar më parë".
/JUVENEWS.TK/