04 mars 2011

Chiellini:” Mund ta mposhtim sërisht Milanin”

Momenti është shumë delikat dhe kundërshtari shumë i fortë.

Afrohet gjithnjë e më shumë supersfida e javës së 28-të të Serie A mes Juventus dhe Milan dhe protagonistët po ngarkohen me deklaratat rreth paraqitjeve të tyre. I fundit që flet rreth supersfidës është Giorgio Chiellini përmes faqes së tij web.

Mbrojtësi livornez është i ndërgjegjshëm për situatën e vështirë që po kalon Juventus dhe e njeh vlerën e padiskutuar të kuqezinjëve, por është i vetëdijshëm që shpirti juventin mund të rishfaqet ashtu sic ndodhi kundër Interit. Gjëja më e rëndësishme është që ky shpirt grupi të mos zhduket pas ndeshjes, ashtu sic ndodhi me Lecce dhe Bologna:

“Sic e dini të shtunën do të jetë ndeshja e shumëpritur kundër Milanit, një sfidë kjo që vjen në një moment shumë delikat të sezonit tonë. Dy humbjet e fundit kanë qenë vërtetë të vështira për t’u përtypur por tani jemi të gjithë të përqëndruar tek ndeshja kundër Milan, të vetëdijshëm që do të përballemi me një kundërshtar të fortë, por me bindjen se mund ta mposhtim sërisht sic bëmë në fazën e parë:.

Problemi i Juventus, që nga fillimi i sezonit, ka qënë mungesa e vazhdimësisë dhe rendimentit. Shumë hapa të gabuar për bardhezinjtë dhe shumë pak pikë të grumbulluara, vetëm 41 pikë pas 24 ndeshjeve Po t’i shtohet eliminimi nga Europa League dhe Kupa e Italisë, atëherë situata bëhet tragjike.

Chiellini flet edhe rreth objektivit Champions: “Është e kotë t’i vendosim vetes objektiv tjetër përvec atij të të grumbulluarit të sa më shumë pikëve gjatë këtyre ndeshjeve të mbetura. Në fund do të shohim a do të mjaftojnë”- përfundon Chiellini./FCJuventus-news/