04 mars 2011

Toni:” Do të fitoj me Juventusin dhe pastaj do të lë futbollin”

Pas paraqitjes shumë të mirë kundër Interit, në fitoren 1-0 të disa javëve më parë përgjigjet i gatshëm edhe për sfidën kundër Milan ku do të mundohet të shënojë golin e 101 në Serie A. Do të zbresi në fushë nga minuta e parë në sulm me Matri. Tashmë është kuptuar se dyshja e formuar nga ish-golashënuesi i Bayern Munchen dhe ish-kaljaritani i rritur tek të rinjtë e Milanit është ajo e preferuar nga Del Neri.

Që nga mbërritja e tij në Torino, tekniku friulan e aktivizon sa herë është i aftë për të luajtur. Toni u intervistua nga “Il Corriere dello Sport”, një ditë larg supersfidës Juve-Milan. Bomberi bardhezi ka dëshirë gola të tjerë me Juventusin pas atij të shënuar kundër Cagliari. Toni flet edhe për rrënjët e tij bardhezi duke na bërë të kuptjojmë se fanella e Juves ka qënë në fatin e tij:

” Jam rritur në Emilia, tokë juventine dhe në shtëpinë time bëhej tifozllëk vetëm për Juventusin. Një ditë babai erdhi në shtëpi me fanellat e Platini dhe Boniek. I mora menjëherë fanellën me numër 10 vëllait sepse në atë kohë luaja si fantazist

Deri kur do të luaj: Nuk ja bëj vetes këtë pyetje për momentin. Mendoj të jetoj ëndrrën time dhe të luaj mirë. Të fituarit këtu do të ishte maksimumi. Nëse ja arrij, atëherë edhe mund ta lë futbollin”.

Juventus ka nevojë për Luca Toni për të dalë nga ujërat e thella ku është zhytur. Golat e tij janë të domosdoshëm për t’u kualifikuar për në Champions League, gjë që tani për tani duket e pamundur. Dëshira e tij për të luftuar është një rini e dytë dhe mund të përbëjë një armë më shumë për Juventusin. /FcJuventus-news/