03 mars 2011

Zamparini: Javier Pastore talenti më i madh pas Messit‏

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka deklaruar se Argjentinasi Javier Pastore është talenti më i madh në botë pas Messit të Barcelonës.

Edhe pse kohëve të fundit Pastore nuk është në formën e tij më të mirë, Zamparini ka besim të plotë tek ai dhe as që ka ndërmend ta shesë në ndonjë klub tjetër.

“Pastore është një lojtar i madh dhe forma e tij është ndikuar nga vështirësitë që po has e tërë skuadra,” ka deklaruar Zamparini.

“Pastore është talenti më i madh në botë pas Messit,” përfundoi presidenti i Palermos.
/JUVENEWS.TK/