11 mars 2011

Agjenti i Krasic:” Ja pse Milos është në rënie”

Milos Krasic është në një fazë rënieje prej disa javësh dhe së bashku me të e gjithë Juventusi. Momenti “jo” i mesfushorit anësor juventin që zgjat prej kohësh së bahku me dëmtimin e Fabio Quagliarella, janë faktorët kryesorë të kapitullimit të Juves nga fillimi i 2011. Krasic shkatërrues i fillim sezonit e tërhiqte Juventusin i vetëm, në zonën e lartë të klasifikimit. Prej shumë kohësh serbi është bërë shumë i lexueshëm dhe nuk dhuron më spektakël dhe entuziazëm për tifozët juventinë.

Në shtëpinë Juventus, besimi ndaj serbit është i padiskutueshëm dhe nuk do të tronditet nga disa paraqitje jo të mira. Shpresa se do të asistojmë në driblime të tjera të jashtëzakonshme, vazhdon të qëndrojë e gjallë. Kundër Milanit Milos pati rritje dhe shpresojmë që ndaj Cesena të asistojme përsëri në paraqitjet e Krasic-it të vërtetë.

Për të kuptuar më mirë arsyen e kësaj rënieje, Tuttomercatoëeb ka intervistuar agjentin e Krasic, Vlado Borozan i cili është shprehur:

“ Me Milos kam folur dje dhe është i mërzitur dhe i shqetësuar për atë që po i ndodh Juventusit dhe kërkon të bëjë cmos për të ndihmuar skuadrën. Problemi është se ka shumë presion psikologjik rreth tij. Duhet të kuptoni se ai nuk mund të bëjë gjithcka vetë. Ishte e paimagjinueshme që të mund të mbante të njejtin ritëm për gjithë kampionatin. Lodhja është e dukshme duke qënë se nuk ndalet prej 1 viti ku luan në kampionatin rus dhe me kombëtaren”.


Në mbyllje agjenti thotë:

“Milos nuk kërkon të gjejë justifikime. Ai kërkon thjeshtë të ringrihet sa më shpejt të jetë e mundur.

10 ndeshjet e rradhës do të na shërbejnë për të kuptuar nëse Krasic i vërtetë është rikthyer apo duhet të presim sezonin e ardhshëm për ta gjetur përsëri ne maksimum. /fcjuventus-news/