24 dhjetor 2010
Transferet 2011, 10 lëvizjet e mundshme të janarit
E perditshmja britanike “The Mirror” ka kryer klasifikimin e 10 futbollistëve që mund të jenë në qendër të merkatos së janarit. Në këtë klasifikim i pari në listë është Emanuel Adebayor që ka një vlerë prej 20 milion paund dhe skuadrat e interesuara janë Spurs, Juventus,Liverpool, Uest Ham, Aston Villa. I dyti në listë është Edin Dzeko i cili luan aktualisht për Wolfsburg dhe vlera e të cilit shkon 25 milion paund. Skuadra e interesuar për të marrë shërbimin e tij është Manchester City. Në vendin e tretë është Ryan Babel i cili tanimë luan për Liverpool ndërsa vlera e tij shkon 5 milion paund. Skuadrat e interesuara janë Stoke, Spurs, Wigan, Birmingham. Niko Kranjcar është emri i katërt i cili luan aktualisht për Tottenham Hotspur ndërsa ka një vlerë prej 8 milion paundsh. Skuadrat e interesuara për shërbimin e tij janë Newcastle, Monaco, Liverpool dhe Everton. David Bentley është në vendin e pestë dhe ai aktualisht luan për Tottenham Hotspur duke patur një vlerë prej 6 milion paund. Klubet e interesuara janë Fulham, Blackburn dhe Aston Villa. Në pozicionin e gjashtë ndodhet emri i Roque Santa Cruz që vlen 5 milion paund. Skuadrat e interesuara janë Borussia Dortmund, Everton, Fulham. Në vendin e shtatë është Lassana Diarra me vlerën 12 milion paund ndërsa klubet e interesuara janë Tottenham Hotspur dhe Liverpool. Në vendin e tetë është Shaun Wirght-Phillips që kushton 5 milion paund ndërsa skuadrat e interesuara janë Wigan, West Bromich Albion, West Ham, Bluckburn. Në vendin e nëntë ndodhet emri i Luis Suarez i cili luan tek Ajax por që kundrejt vlerës 20 milionë paund mund të blihet nga Liverpool, Tottenham Hotspur apo Manchester United. Në pozicionin e dhjetë është Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid dhe se kundrejt 15 milionë paund që ka çmimin mund të kalojë drejt Arsenalit, Liverpoolit, Interit ose Manchester United.