Juventus është duke planifkuar se si t’ia arrijë që ta bind Wolfsburgun mos ta shesë Dzekon në City, duke i ofruar një ofertë më të mençur.
Sipas lajmeve të fundit City ka ofruar një jo më pak se 35 milion Euro për Dzekon, por ‘Tuttosport’ thotë se Juve është e gatshme t’i kundërvihet Cityt në garë për Dzekon duke i ofruar diqka më ‘speciale’.
Biankonerët që moti kanë përcjellur 24 vejçarin, por ata nuk mund të nënshkruajnë me lojtarin në fjalë pasi që ai është një lojtar me pasaportë jo Evropiane [Bosnja është e pa pranuar në BE], kështu që planifikojn t’ia japin edhe Mohamed Sissokon në Janar, për t’a marrë në Qershor Boshnjakun.
Wolfsburg jan të interesuar për Malianin dhe tentuan ta merrnin atë edhe gjatë verës kur u arrit marrëveshja për Diegon gjashtë muaj më parë, por ishte vetë klubi Italian ai i cili nuk deshi të ngutej. Juve ka bërë të qartë se nuk do të ketë blerje të mëdha në Janar, por gjithmon kan lënë derën hapur për Dzekon.
Në anën tjetër raportohet se City është në negociata tanimë me Wolfsburgun, por mbetet të shihet Dzeko do të zgjedhë paratë në një klub jo edhe aq me famë, apo do të shkojë në 29 herë kampionin Italian.