29 dhjetor 2010

Juve me ofertë për Gilardinon

Torino, 29 dhjetor - Krerët e Juventusit i kanë bërë ofertë zyrtare skuadrës së Fiorentinës për sulmuesin italian Alberto Gilardino, shkruan të martën "La Gazzetta dello Sport". Juventusi për Gilardinon ka ofruar dhjetë milionë euro plus kartonin e sulmuesit Carvalho Amauri. Negociatat mes dy skuadrave kanë nisur dhe pritet të përfundojnë gjatë këtij miniafati kalimtar të janarit. Gilardino 28-vjeçar dëshiron të largohet nga Fiorentina, kurse Juventusi nuk është i kënaqur me kontributin e Amaurit në këtë edicion.