
Shtypi anglez ka shkruar se qenka bërë edhe një sondazh me Lionin për Hugo Loris, portierin 24-vjeçar që është në xhiron e kombëtares franceze dhe është i lidhur me klubin e tij me një kontratë që i skadon në qershor 2013-të. Zhan Mishel Ola, presidenti i klubit transalpin, zakonisht thotë “jo” apriori kur përpiqen t’i marrin një lojtar me peshë, por këtë herë ka fiksuar çmimin e kartonit: 23 milionë euro. Dhe Fergusoni, që nuk ka aspak dëshirë të jetojë me “tërhiq e mos e këput” me Bufonin, ka marrë qëndrim me kënaqësi. Nëse nuk vjen Bufoni, ka gati Lorisin pra.