
Agjenti i Josip Ilicic, Armir Ruznic ka thënë për ‘Eurosport.it’: “Djaloshi ka një simpati për Juven, që kur ishte fëmijë ai ka shprehur dëshirën për të luajtur në fanelën Bardh e Zi, por kjo nuk do të thotë se Josip është lojtar i Juves.”
“Zamparini ka një simpati për këtë djalosh andaj mendoj se nuk do të lëvizë nga Palermo para dy viteve.” përfundon agjenti i një nga senzacionet e Serie A këtë sezon, Josip Ilicic.