29 dhjetor 2010
Kielini: "Në vitin 2011 dua një trofe"
Xhiorxhio Kielini fikson objektivat e tij dhe të skuadrës bardhezi për vitin 2011 që është në prag: 'Individualisht uroj që të shndërrohem në një lojtar gjithmonë e më të rëndësishëm për Juventusin dhe skuadrën kombëtare, ndërkohë që në nivel skuadre shpresoj sigurisht, që të arrijmë të fitojmë më në fund ndonjë trofe". Mbrojtësi i Juventusit ka bërë edhe një bilanc të vitit që është duke u mbyllur: "Muajt e parë të vitit 2010 nuk kanë shkuar ashtu siç ne shpresonim dhe ka pasur jo pak probleme. Tashmë ekziston një dëshirë e madhe për t'u ringritur dhe për të bërë një punë të mirë". Xhiorxhio Kielini, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ka folur edhe për mbërritjen e Bonucit, me të cilin formon tashmë një prej dysheve të qendrës së mbrojtjes më të mira dhe më të besueshme në kampionatin italian ashtu si edhe në skuadrën kombëtare të drejtuar nga Cesare Prandeli: "Leonardo është një djalë shumë i mirë dhe është një lojtar i shkëlqyer që ka filluar të rritet ndeshje pas ndeshje. Përveç Krasiç, që sigurisht është shumë i rëndësishëm për ne, mendoj që Leonardo ka qenë një surprizë shumë pozitive për të gjithë me paraqitjet që ka treguar në këtë pjesë të parë të sezonit"