Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në intervistën e tij të fundit të vitit, deklaroi se ekipi i tij është i detyruar që të pretendojë të fitojë çdo komkpeticion në të cilin merr pjesë.
Duke folur në mesditë për “Corriere dello Sport”, pinjolli i familjes FIAT nënvizoi se tradita dhe historia pas bardhezinjve e bëjnë “Zonjën e Vjetër” që të mos mundet t’i vendosë vetes objektiva të tjerë përveç atyre maksimalë.
”Nuk na intereson se çfarë ndodh në skuadrat e tjera, pasi ne shikojmë vetëm shtëpinë tonë. Ky ekip ka shumë ekuilibër dhe mundi në shtëpinë e tij Milan-in kryesues. Eshtë e qartë se objektivi ynë është titulli”, deklaroi Agnelli.
”Është e vërtetë që ky kampionat është veçanërish i hapur, me Napoli-n, Lazio-n, Inter-in dhe Roma-n që janë gjithashtu në luftë, por ne besojmë tek shanset tona për të qënë në majë të renditjes në fundin e sezonit”.
Presidenti juventin sqaroi edhe filozofinë e ekipit që ai drejton. “Juventusi është një skuadër që ka aftësinë të mundë çdo rival, por ne i marrim gjërat me radhe dhe përqëndrohemi vetëm tek ndeshja e radhës”..