27 dhjetor 2010

Cigarini, gati zëvendësuesi i Akuilanit

Napoli e Juventus konfirmojnë “miqësitë” e mira kur bëhet fjalë për merkaton e futbollit. Bardhezinjtë, duken shumë të interesuar për Luka Cigarinin, mesfushorin e talentuar të skuadrës së Maxarrit, që ia ka lëshuar në formë huazimi Seviljes. Mesfushori 24-vjeçar emilian (që Del Neri e kishte lojtar që te Atalanta), po gjen pak hapësirë te skuadra andaluziane dhe “Zonjës” i bën shumë punë për të zëvëndësuar Alberto Akuilanin kur kërkon të pushojë.

Për ta marrë Bepe Marota është gati të ofrojë në këmbim Momo Sisokonë, mesfushorin 25-vjeçar nga Mali, që ka përfunduar në stol pas ardhjes së Del Nerit. Bisedimet kanë nisur dhe Cigarini mund të vijë në Torino për 6 muaj me formulën e huazimit me të drejtë riblerjeje, gjë që do të analizohej eventualisht në fund të sezonit.