Francesco Totti dhe Alessandro Del Piero ishin dy yjet të cilët pushtuan Serie A në dekadën e fundit. Kështu Federata Italiane gjatë viteve 2000-2010 ka klasifikuar 3 sulmuesit me të mirë.
I pari është Totti me 146 gola të shënuar, vetëm 6 më shumë se legjenda Juventine Alessandro Del Piero që ka kompletuar plot 139 gola..
Për ta plotësuar podiumin u shpërblye edhe sulmuesi legjendar Cristiano Lucarelli i cili për 10 vite ka shënuar jo më pak se 135 gola në Serie A.
Lista vazhdon tutje prap me një legjendë Juventine, fjala është për David Trezeguet i cili aktualisht luan për Herculesin në Spanjë që ka shënuar plot 132 gola.