26 dhjetor 2010
Juve, Amauri në janar shkon në kryeqytet
Drejtori i Juves, Marrota dhe presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, kanë biseduar së fundmi për mundësinë e huazimit të sulmuesit Amauri. Skuadra kryeqytetase ka humbur një objektiv të merkatos së saj, Hugo Almeidan e Verder Bremenit, i cili ka firmosur për Beshiktashin dhe tashmë kanë individualizuar te italo-braziliani përforcimin e duhur. Nga ana tjetër, edhe bardhezinjtë do ishin të lumtur ta huazonin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit numrin 11 torinez, sepse në këtë mënyrë do të intensifikonin edhe kërkimet e tyre për t'i shtuar një sulmues skuadrës. Emrat e Pacinit dhe Xhilardinos vazhdojnë të jenë në modë në Torino, të paktën për janarin, ndërkohë që surprizat quhen Maksi Lopez apo Alesandro Matri..