29 dhjetor 2010

Macheda largohet nga Man. Utd

Manchester, 29 dhjetor - Sulmuesi italian, Federico Macheda, do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit, shkruajnë mediumet e huaja të martën. Trajneri i Manchesterit, sir Alex Ferguson, ka dhënë dritën jeshile për huazimin e Machedas 19-vjeçar deri në fund të këtij edicioni. Ai insiston se Macheda nuk ka vend në përbërjen e tij, pasi ka besim të madh në sulmuesit Wayne Rooney, Dimitar Berbatov e Javier Hernandez. Për Machedan interesim kanë shprehur Lazio e Juventus.