26 dhjetor 2010

Buffon do të qëndroj në Juve

John Lanzafame, vëllai i Davide Lanzafames (lojtar i cili luan në Juventus) i intervistuar për ‘TuttoMercatoWeb’ ka deklaruar se Buffon do të qëndroj në Juve.
“Buffon? Ne jemi duke folur për portjerin më të mirë në botë. Ai nuk ka asnjë problem që të kthehet numëri 1 në portën Juventine.”
“Përmes një burimi të afërt me lojtarin, mund t’ua garantoj se Gigi do të qëndroj në Juve dhe do të filloj të luaj që nga Janari” përfundoi John Lanzafame.