Në Gjermani nuk ekziston asnjë dyshim: Edin Dzeko do të largohet nga Wolfsburgu në janar.
Klubi nga Wolkswageni, sipas tabloidit gjerman Bild, e ka vendosur në shitje sulmuesin boshnjak dhe është i gatshëm t’ia shesë kartonin e tij çfarëdo klubi që prezanton një ofertë që i afrohet 30 milionë eurove.
Përfaqësuesi boshnjak ka paralajmëruar se do të preferonte të luajë në kampionatin italian, ku e kërkon Juventus, por janë skuadrat angleze, mbi të gjitha Manchester City, ato që e ndjekin më me ngulm sulmuesin shtatgjatë.