Gianluigi Buffon është duke bërë trainingun e parë me Juventusin në këtë sezon, pas lëndimit të tijë verën e kaluar.
Italiani ka qenë jasht fushave të gjelbërta që nga Gushti, dhe u desht ti nënshtrohet operimit i cili e mbajti atë jasht portës së Italisë në Kupën Botërore 2010.
‘Tuttosport’ sqaron se Buffon është shëruar plotësisht dhe po bën training normalisht si të gjith lojtarët tjerë të ekipit.
Më parë ishte raportuar për transferimin e mundshëm të ‘Superman’ në United, gjithashtu interesim kishte shprehur edhe Zenit St. Petersburg i Spalletit, por në fund Buffon rikthehet aty ku e ka vendin.
E gjitha filloi me një keq-interpretim të deklaratës së Del Nerit i cili tha: “Kur të kthehet Buffon, duhet ta dëshmoj se është numëri 1″ në kuptimin se duhet të kthehet në formë e më pastaj do të jetë startues në 11-shën Juventine, ndërsa gazetarët këtë deklaratë e interpretuan kinse Del Neri ka thënë që i beson më shum Storarit se numrit 1 në bot Gianluigi Buffon.
Dje Luigi Del Neri deklaroi se shitja e Buffonit do të ishte një idiotizëm dhe vetëm njeriu i cili nuk e din se qfarë është futbolli do të dyshonte në aftësitë e ‘Superman’ -it.