
Vendimi pra i përket atij: nëse e ul rrogën, një skuadër e mirë për të ndërtuar një të ardhme me të ekziston. Përndryshe asgjë, që do të thotë një bllokim i merkatos bardhezi. Në Torino Amauri është “i djegur”, nuk jep më, nuk ka shpërthyer asnjëherë, nuk u pëlqen as tifozëve: pse qëndron atëherë?
Sigurisht që është dikush që duhet ta bindë të largohet, sepse merkatoja bardhezi varet vetëm nga ai. Në Firence, pasardhësi i Xhilës, tashmë është gati, pasi bisedimet me Katanian për Maksi Lopezin, janë mbyllur. Argjentinasi është njeriu ideal për sulmin vjollcë.