Agjenti i portierit të Juventusit, Gigi Buffon, thotë se njëshi i Biankonerëve do të kthehet në fushë muajin e ardhshëm.
Mediat italiane shkruan se Buffon është afër rikthimit të hershëm nga problemet me shpinë, ndërsa këtë tash e pohon edhe agjenti i lojtarit.
“E di se disa prej kolegëve tuaj janë të mahnitur me formën e Gigi. Por unë jo. E kam ditur atë tashmë. Tash ai duhet të gjejë formën fizike, por nuk mund të kuptoni gjithçka vetëm nga dy stërvitje”.
“Ta lejojmë atë të punojë dhe ne do të shohim çfarë ndodh në momentin kur ai të kthehet. Gigi është i motivuar. Është e qartë se ai është duke punuar për të luajtur sërish. Por do të shohim. Ka një trajner dhe i takon atij të japë përgjigjen e fundit, jo mua”, ka thënë Silvano Martina.