Juve është në kërkim të një mbrojtësi për ta përforcuar mbrojtjen dhe janë duke e ndjekur mbrojtësin e Bolognas Miguel Angel Britos dhe mendojnë të bëjnë një ofertë rreth 6 milion Euro.
Krerët e Juves kan parë 25 vjeçarin si përgjigjje ideale për disa pika të dobëta të mbrojtjes Juventine.
Britos është një lojtar kualitativ, i cili ka shënuar 4 gola për Bolognan këtë sezon dhe është i njohur për duelet e tijë në ajër si dhe ndërhyrjet zhagas në fitim e topit.
Bologna nuk do të lejojë që mbrojtësi i saj të largohet nën shifrën 6 milion Euro, por Juve planifikon t’i bindë Bolonjezët me ofrimin e gjysmës së kartonit tjeër të Albin Ekdal i cili është në bashkëpronësi nga dy klubet në fjalë.
Gjysma e kartonit të Ekdal vlerësohet afro 2.5 milion Euro duke e lënë Marotta të shtojë edhe pak nga arka e klubit, vetëm e vetëm për ta sjell në klub Britos.