27 dhjetor 2010

Juventusi pa Bonuçin

Gjykatësi sportiv ka skualifikuar për një ndeshje trajnerët e Lacios, Edi Reja, dhe të Leçes, Xhixhi De Kanio, për protesta kundrejt arbitrave. Ndërsa, janë shtatë lojtarët e skualifikuar për një ndeshje në javën e 17-të të Serisë A: Bonuçi dhe Xhiandonato (Juventus), Rosi (Xhenoa), Benatia (Udineze), Ibrahimoviç (Milan), A. Lukareli (Parma) dhe Mantovani (Kievo). Për sa i takon gjobitjes së klubeve: 12.500 euro Napoli dhe 2.000 Leçe.