Sulmuesi i Arsenalit, holandezi Robi van Persi, është cak i skuadrës italiane Juventus.
Sipas “4-4-2”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, synojnë që në afatin dimëror ta sjellin në ekip holandezin e Topçinjve.
Mund të jetë Robin van Persi sulmuesi i ri i Juventusit. Sipas faqes në internet “caughtoffside.com”, bardhezinjtë dëshirojnë të rinovojnë një sulm, që parashikon Del Piero (36 vjeç), Iakuintan (31), Amaurin (30) dhe po mendojnë për sulmuesin holandez të Arsenalit, i cili ka shënuar 64 herë në 147 ndeshje si titullar që nga koha kur ka zbarkuar në Londër në radhët e Arsenalit. Në ofertën për të bindur trajnerin Arsen Venger të lërë të largohet holandezin nga “Topçinjtë”, drejtori i përgjithshëm i “Zonjës së Vjetër”, Marota është i gatshëm të përfshijë edhe Felipe Melon.