28 dhjetor 2010

Schalke përcjell Sissokon, Juve pas Rakitic

Juventus mund ta përdorë Mohamed Sissokon si një lojtar i cili mund të sillte në Torino, Kroatin Ivan Rakitic.
Edhe pse ka një interesim të Atletico Madridit, Juve është e gatshme t’i ofroj lojtarit kushte më të mira të kontratës, por edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën që të luaj në Serie A, e një klub si Juve në Serie A nuk mund të refuzohet.
Në anën tjetër Schalke 04 shpreson ta rikthej në formë, gjigandin Malian i cili pothuajse shumicën e sezonit e kaloi në stol.
Rakitic do të ishte një lojtar shum i mirëseardhur për Del Nerin, pasi që në formacionin momental Rakitic mund të luaj pa problem në 3 nga 4 pozicionet e mesfushës Biankonere.