28 dhjetor 2010

Buffon kthehet në stërvitje

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është kthyer në stërvitje, për herë të parë që nga lëndimi i shpinës në verën e kaluar.

Buffon ka munguar nga muaji korrik, ndërsa është dashur t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjike pasi pësoi herni diskale gjatë Kampionatit Botëror me Italinë.

Ndërsa tani, Tuttosport njofton se ai është rikuperuar plotësisht dhe se të martën ishte i pranishëm me pjesën tjetër të skuadrës në terrenet stërvitore.