Mesfushori kosovar Valon Behrami duket se është gjithnjë e më afër t’i bashkohet Romës.
Klubi italian raportohet se është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e West Ham United për afatin kalimtar të janarit.
The Sun shkruan se Behrami do t’i bashkohet Romës për 4.5 milionë funte, pasi klubi italian tashmë ka arritur marrëveshje për të shitur brazilianin Julio Baptista te Malaga.
Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren zvicerane, dështoi të tregojë veten te klubi londinez, dhe vazhdimisht ishte i shoqëruar nga lëndimet.
Para se të transferohej te West Ham, Behrami kishte shkëlqyer për rivalin lokal të Romës, Lazion.