28 dhjetor 2010
Lorik Cana çon Gallatasarajin në Kosovë
Mesfushori kosovar i Kombëtares shqiptare ka arritur të bindë drejtuesit e skuadrës aktuale, Galatasaraji, që të udhëtojnë drejt Kosovës për një ndeshje bamirësie. Bëhet fjalë për në verën e 2011-s, kur kampionati turk do të jetë pushim dhe skuadrat do të jenë në faza përgatitore. Zv/kapiteni i ekipit tonë përfaqësues ka përfituar nga kjo gjë dhe për të shfrytëzuar në maksimum popullaritetin e Gallatasarajit, ka menduar që të organizojë një ndeshje bamirësie ndaj një skuadre vendase (ndoshta Prishtina) ose një seleksioni të kombëtares kosovare. Nuk dihet ende data e saktë e zhvillimit të këtij takimi, por thuhet se të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë në Kosovë.