29 dhjetor 2010

Del Neri: "Titulli kampion? Ta provojmë një herë"

Torino  - Trajneri bardhezi thotë se, muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm, sepse siç shprehet presidenti, duhet të provojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet në dy kompeticionet ku jemi në garë". Krishtlindjet kanë kaluar dhe dhurata për Del Nerin është Xhixhi Bufon, që është kthyer të stërvitet sëbashku me skuadrën. Jo vetëm Xhixhi, trajneri i Juventusit është i kënaqur për mënyrën sesi e ka rigjetur skuadrën. "Kam qenë shumë i lumtur kur kam parë që kanë mbërritur të gjithë pa vonesa, është shprehur trajneri bardhezi. Ky është një shembull i një serioziteti të madh dhe gatishmërie, fillojmë kështu pra të punojmë shumë të motivuar, me perspektivat më të mira të mundshme". Juventusi është grumbulluar në Torino, skuadra ndërkohë do të fle e gjitha në qendrën stërvitore të Vinovos. "Nuk është një grumbullim i vërtetë siç ndodhë në fazën përgatitore, shpjegon Del Neri. E shikoj si shumë të rëndësishme që pas tetë ditësh pushime, lojtarët janë gjendur të gjithë sëbashku, do të ushqehen dhe flenë sëbashku, motiv për të cilin jemi në hotel këtu në Juventus Center. Duke parë, ndërkohë që gjendja është e rëndësishme, kemi studiuar një program që i lejon lojtarëve të arrijmë familjet gjatë ditës dhe, për shembull, për të kaluar ditën e parë të vitit përsëri në shtëpi". Si një mini fazë përgatitore, Del Neri është duke kryer një punë shumë specifike. "Punojmë në disa aspekte të ndryshme, për t'u kthyer me mendjen e fokusuar tek pesë muajt e ardhshëm që janë shumë të rëndësishëm. Puna fizike shërben shumë për të forcuar më shumë forcën, rezistencën dhe shpejtësinë. Do të zhvillojmë, ndërkohë dhe një punë të madhe taktike mbi situata që kemi provuar nga korriku deri më tani. Për më tepër do të shikojmë edhe disa video të ndeshjeve që kemi luajtur për të analizuar disa situata që kanë ndodhur". Në skuadër janë tashmë pothuajse të gjithë lojtarët, grupi është pothuajse i kompletuar. "Bufon dhe Amauri, por edhe Martinez dhe De Celje janë me ne, sigurisht që ka disa lojtarë që do të kryejnë një punë të diferencuar nga të tjerët, duke përfshirë këtu edhe Del Pieron, por është bukur të shohësh përsëri të gjithë grupin të plotë, duke punuar". Muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për të kuptuar vlerën e Juventusit. "Janë shumë të rëndësishme, sepse, siç shprehet presidenti, duhet të provojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet në dy kompeticionet ku jemi akoma në garë. Duhet të rritemi akoma më shumë në krahasim me atë që kemi bërë në këto gjashtë muaj dhe të ecim përpara në rrugën tonë për të parë se çfarë ndodh. Kampionati dhe Kupa e Italisë janë prioritetet tona, duhet të provojmë të fitojmë çdo ndeshje".