31 dhjetor 2010

Del Piero: Besoj në këtë Juve

Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero ka lavdëruar ekipin e tijë për punën e madhe të bërë gjatë këtijë pushimi, duke besuar shumë në titullin e 30-të në Serie A.

Del Piero gjithashtu është shprehur falenderues për lojtarët e rinjë të cilët kan arritur në klub gjatë verës, duke thënë se ata jan një ndihmesë e madhe për sukseset e Juves deri më tani.

“Shpresoj se mund t’a vazhdojmë këtë ritëm në 2011-tën. Dua që të konsolidohemi që tani dhe kjo do të sjell rezultate në fund.”

“Kemi mundësi t’ia dalim me shumë koncentrim dhe pak fat. Zgjedhja korrekte e lojtarëve, e komponuar me një punë të madhe na ka pruar neve këtu në këtë situat ku jemi. Duke punuar së bashku, ne i’a kemi dalur të marrim rezultate të mira dhe shpresojm të vazhdojmë kështu.”

Ndërsa kapiteni duke folur për webfaqen zyrtare të Juves, ishte pyetur se cili është momenti i vitit 2010 për atë ai tha: “Pa dyshim që loja kundër Milanit. U futëm në atë lojë me disa lëndime kyqe, gjithashtu lëndime na ndodhën edhe gjatë lojës. Por ne i’a dolëm që të luajm mirë dhe t’a arrijmë fitoren,” përfundoi legjenda Juventine.